1. Kreu
  2. Botimet e reja
  3. Si frymëmarrje
Botimet e reja, Roman

Si frymëmarrje

Autor: Ferzan Ozpetek
10.00 

Përshkrim i shkurtër:

Përktheu Geverina Muzhaqi
Redaktor Sejdin Cekani
Numri i faqeve: 184
Çmimi: 1 000 lekë
ISBN 978-9928-4629-7-8

Është mëngjesi i një të diele në fund të qershorit dhe Serxhoja me Xhovanën, si zakonisht, kanë ftuar për drekë në shtëpinë e tyre dy çifte miqsh shumë të dashur. Po përfundojnë me përgatitjet dhe po presin të vijnë të ftuarit, kur një e panjohur shfaqet në derën e tyre. Shumë vite më parë ajo ka jetuar në të njëjtën shtëpi dhe u thotë se do të dëshironte ta shikonte për herë të fundit. Ka vështrim të përhumbur, si të kërkonte diçka. Ose dikë. Quhet Elsa Korti, vjen nga një vend i largët dhe në çantë ka një tufë letrash të vjetra që askush nuk i ka lexuar. Nga rrëfimet e një jete plot aventura dhe nostalgji, del se ato letra përmbajnë një sekret të tmerrshëm.
Në këtë roman gërshetohen të vërteta të vjetra e të reja. Ai e çon lexuesin nga ditët e sotme në vitet “70 të shekullit të kaluar, nga Roma në Stamboll, me një rrjedhë ngjarjesh emocionuese e plot të papritura.
Një dramë e pazakontë dashurie e dy motrave që dashuronin të njëjtin burrë.
Po cila është Elsa Korti? Pse u largua nga Italia për disa dekada me radhë, pothuajse duke u arratisur e për të ndenjur përgjithmonë larg motrës së saj, Adelës, me të cilën ishte aq e lidhur?
Faqe pas faqeje, pasionet e groposur nisin të marrin jetë. E shkuara përzihet me të tashmen për të rrëfyer fuqinë e vetë jetës, e cila të shtyn të bësh zgjedhje që nuk mund t’i ndreqësh dot më pas.
“A e di? Në fund të fundit, edhe dashuria është njëfarë vrasjeje e përkryer: herë të vret, herë të bën më të fortë, por në çdo rast përfaqëson alibinë ideale për çdo marrëzi tënden.”
“Ka dashuri për të cilat nuk mjafton një jetë e tërë dhe të tjera që bëhen shkrumb e hi brenda natës. Nuk po them se të parat janë më të mira se të dytat; është thjesht çështje skadence. Nëse nuk ke ndërmend të vuash, duhet të dish ta ndash kohën.”

Autori i romanit, FERZAN OZPETEK, regjisor dhe skenarist, ka lindur në Stamboll, por jeton në Romë që prej vitit 1976. E ka nisur karrierën kinematografike në vitin 1997 dhe ka një krijimtari të begatë në këtë fushë të artit, madje është edhe fitues i disa çmimeve.
Në vitin 2013 botoi romanin bestseller “Stambolli i kuq”, ndërsa në vitin 2015 romanin “Je jeta ime”.

Sasia

Kategoria: Botimet e reja, Roman
ISBN978-9928-4629-7-8

Libra të ngjashëm

Menu
Keni pyetje? Na shkruaj :)