Si frymëmarrje
Botim i ri* Roman
Në këtë roman gërshetohen të vërteta të vjetra e të reja. Ai e çon lexuesin nga ditët e sotme në vitet “70 të shekullit të kaluar, nga Roma në Stamboll, me një rrjedhë ngjarjesh emocionuese e plot të papritura.
Një dramë e pazakontë dashurie e dy motrave që dashuronin të njëjtin burrë.
Po cila është Elsa Korti? Pse u largua nga Italia për disa dekada me radhë, pothuajse duke u arratisur e për të ndenjur përgjithmonë larg motrës së saj, Adelës, me të cilën ishte aq e lidhur?
Lexo më shumë
Ende në lojë
Botim i ri* Roman
Në një zonë të thellë që shtrihet në kodrinat e harlisura të Kentit në Angli, ndodhet fshati i pensionistëve, Kjupërs Çejsi. Një herë në javë, katër miq në këtë fshat, Elizabeta, Xhojsi, Ibrahimi dhe Roni - Klubi i të Enjteve për Vrasjet - takohen për të hetuar vrasje të vjetra, ende të pazbardhura. Secili prej tyre jep ndihmesë me diçka, por që të gjithë i bashkon vendosmëria për t’i shkuar deri në fund një krimi të dhunshëm, që dikur e ka kapur në befasi policinë dhe i ka dhënë mundësinë dikujt t’ia hidhte pa u lagur ...
Lexo më shumë
Në kthetrat e dashurisë
Botim i ri* Roman
Xhorxhoja, një burrë i ri dhe i pashëm, shkëputet përkohësisht nga jeta ushtarake për shkak të një sëmundjeje dhe shkon në Milano, ku njeh Klarën, një grua të bukur dhe plot jetë, e cila i përket një burri tjetër.
Në kulmin e lumturisë, Xhorxhoja detyrohet të kthehet në detyrë, në një qytezë monotone, ku takon Foskën, kushërirën e kolonelit dhe njëkohësisht komandantit të tij. Ajo është një grua tejet e shëmtuar dhe e sëmurë, por edhe inteligjente dhe e kulturuar, si dhe me një të kaluar të dhimbshme. Ajo ndien një tërheqje fatale për Xhorxhon, i cili rrezikon të gllabërohet nga sëmundja e saj. Lexo më shumë
Gjuhë shqipe
Botim i ri*
(Për fëmijet e grupmoshës 5-6 vjeç)
Lexo më shumë
Edukim fizik, sportet dhe shëndeti
Dituri natyre
Teatri dhe kërcimi
Mendoj dhe mësoj
Botim i ri*
Ky libër është tejet argëtues. Me anë të ngjyrosjes dhe vizatimeve, vogëlushët mësojnë të ngjyrosin brenda dhe jashtë një figure, të heqin vija të drejta e të lakuara, të kenë konceptin e ngjyrës, hapësirës etj.
Lexo më shumë
Mësoj për shkronjat
Botim i ri*
Ky libërth me figura e me ngjyra iu vjen në ndihmë vogëlushëve për të mësuar shqiptimin (sa të jetë e mundur) sa më të saktë të çdo tingulli e shkronje të alfabetit të shqipes. Bashkë me edukatoret, grupe të ndryshme fëmijësh mund t’i lexojnë e t’i shqiptojnë në kor shkronjat e alfabetit dhe fjalët e këtij libërthi.
Lexo më shumë
Mësoj për kafshët
Botim i ri*
Nëpërmjet këtij libri të thjeshtë me figura të mëdha dhe argëtuese, fëmijët e vegjël do të mësojnë shumë mbi kafshët. Jo vetëm që do të mësojnë, por edhe do të argëtohen shumë.
Lexo më shumë
Mësoj për numrat, ngjyrat dhe format
Botim i ri*
Në këtë libër, përmes formave dhe ngjyrave të ndryshme, fëmijët nisin të njohin botën përreth tyre. Tanimë, përveç lodrave, me anë të këtij libri ata fillojnë të njohin natyrën, kafshët shtëpiake dhe ato të egra, zogjtë dhe shpendët e tjerë, pemët, detin, lumin, parkun e qytetit, por edhe makinat, trenin, aeroplanin, traktorin, etj, që janë “zbulime” të rëndësishme për ta.
Lexo më shumë
Libri 1
Botim i ri*
Ky libër do të shërbejë për të ndihmuar dhe lehtësuar punën e përditshme të fëmijëve zhvillimit të veprimtarisë mësimore-edukative, çka bëjnë të mundur realizimin e 7 kompetencave kyçe të arsimit parashkollor.
Lexo më shumë
Për klasat përgatitore
Libri 2
Botim i ri*
Ky libër përbëhet nga lëndët “Matematika” dhe “Edukim për shoqërinë”, që janë hartuar duke u mbështetur në kornizën kurrikulare të arsimit parashkollor dhe standardet e zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve të klasave përgatitore. Veprimtaritë mësimore-edukative për secilën prej lëndëve janë hartuar duke zbërthyer programet lëndore, si dhe duke pasur parasysh rezultatet e të nxënit (RN) që duhet të arrijë një fëmijë 5-6 vjeç në përfundim të
klasës përgatitore.
Lexo më shumë
Për klasat përgatitore