Trajnime

  1. Kreu
  2. Trajnime

I. Trajnime me 2 KREDITE të akredituara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
– Trajnere: Dr. Ermioni Cekani
– Online nëpërmjet platformës Zoom.
– Me pjesëmarrje fizike në mjediset tona.

Përshkrimi shkurt: Pranë Botimeve “Polis”, me përvojë të gjatë në fushën e trajnimeve dhe të botimeve në arsimin parashkollor, është krijuar Qendra e Trajnimit “Boti’s Polis”, e cila është Akredituar nga Komisioni i Akreditimit të Programeve/Moduleve të Trajnimit, me vendimin nr. 47, datë 19.12.2017, të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për trajnim më 2 Karedite, në fushën e Planifikimit të Kurrikulës.

Titulli i programit të trajnimit: Dokumentet kurrikulare me bazë kompetencat dhe risitë në programet e fushave/lëndëve (korniza kurrikulare, kurrikula bërthamë, programet lëndore)

Tema e modulit: Korniza e re kurrikulare në arsimin parashkollor dhe aspektet më të rëndësishme të saj.
Numri i orëve të modulit të trajnimit: 36 orë të organizuara në 6 ditë (18 orë trajnim i drejtpërdrejtë dhe 18 orë punë e pavarur individuale ose e organizuar në grup, diskutime etj.)
Përfituesit nga trajnimi: përfituesit e drejpërdrejtë të këtij trajnimi janë:
– Mësueset e arsimit parashkollor
– Drejtueset e arsimit parashkollor
– Specialistët e arsimit parashkollor në DAR/ZA dhe të pushtetit vendor.
– Psikologet
– Punonjëset sociale
– Terapistet e zhvillimit
– Prindërit
– Të inetersuar të tjerë

Përshkrimi i përmbajtjes
Ky modul trajton kurrikulën e re të arsimit parashkollor, e cila për herë të parë është ndërtuar mbi bazën e të nxënit me kompetenca. Në këtë modul theksohet dhe diskutohet me pjesëmarrëset mënyra se si është organizuar kjo kurrikul, cilat janë aspektet më të rëndësishme të saj dhe roli që kanë mësueset dhe fëmijët në realizimin e saj. Gjithashtu diskutohet për rezultatet e pritshme në fund të vitit shkollor, pas zbatimit të kësaj kurrikule. Bëhet krahasimi më kurrikulën që zbatohej më parë në arsimin parashkollor, duke vënë theksin te risitë dhe ndryshimet qe ajo sjell.

Më pas, përgjatë modulit, kalohet në mënyrën e planifikimit për zbatimin e kësaj kurrikule

Këtë modul të akredituar e gjeni në portalin online që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka krijuar për trajnimet, në linkun www.trajnime.arsimi.gov.al

“Boti’s Polis” nuk synojnë të japin certifikata, por të ofrojnë trajnime nga profesionistë të fushës, gjatë të cilit të mund të përfitojnë të gjithë pjesëmarrëset ne trajnim.

Në fund të trajnimit secila prej pjesëmarrëseve pajiset me Certifkatë Vlerësimi me 2 Kredite dhe me orë trajnimi për modulin që ka ndjekur.

II.Trajnime pa Kredite
– Trajnere: Dr. Ermioni Cekani.
– Online nëpërmjet platformës Zoom.
– Me pjesëmarrje fizike në mjediset tona.

2.1 Tema e trajnimit: Konsultime për Provimin e Kualifikimit
Përshkrimi shkurt: në këtë trajnim jepet informacion i plotë dhe i saktë për:
– Udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë
– Përgatitjen e dosjes për pikët maksimale
– Mënyrën e organizimit të Provimit të Kualifikimit
– Shmangien e penaliteteve për moszbatimin e rregullave.
– Procesi i ankimimit
– Teste model
– Përgjigje e pyetjeve

2.2 Tema e trajnimit: Konsultime për pjesëmarrje në Portalin “Mësues për Shqipërinë”
Përshkrimi shkurt: në këtë trajnim jepet informacion i plotë dhe i saktë për:

– Udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë
– Përgatitjen e dosjes për pikët maksimale
– Mënyrën e organizimit të Portalit “Mësues për Shqipërinë”
– Shmangien e penaliteteve për moszbatimin e rregullave.
– Procesi i ankimimit
– Teste model
– Përgjigje e pyetjeve

2.3 Tema e trajnimit: Njohja e legjislacionit që ka lidhje me arsimin parashkollor
Përshkrimi shkurt: në këtë trajnim jepet informacion i plotë dhe i saktë për:

– Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë
– Ligjet e arsimit në përgjithësi, por veçanërisht ato që kanë lidhje me arsimin parashkollor.
– Urdhrat e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë
– Udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë
– Dispozitat Normative, 2020
– Kontrata Kolektive e Punës
– Përgjigje e pyetjeve

2.4 Tema trajnimi për çdo temë që janë të interesuara grupet e interesit

Menu
Keni pyetje? Na shkruaj :)