Përvojat të punës janë si më poshtë:
- Në vitet 1988 – 1996 ka punuar si mësuese e klasave të I-IV, ku ka eksperimentuar kurrikulat e reja në arsimin fillor.
- Ka punuar si drejtuese kopshti, më pas si specialiste në Sektorin e Inspektimit dhe Kualifikimit pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë, ku ka ndjekur zbatimin e reformës në arsim duke implementuar kurrikulat e reja në kopshtet dhe shkollat e Tiranës. Kjo përvojë ndikoi në identifikimin e nevojave që kishin mësueset dhe fëmijët e arsimit parashkollor, si dhe pirndërit që kishin fëmijët në këtë nivel arsimi, apo specialistët që punonin në këtë fushë, si dhe gjithë të interesuarit e tjerë.
- Nga viti 2009 – 2012 ka punuar si specialiste në Sektorin e Kontrollit të Qendrave dhe Shërbimeve Komunitare të Drejtorisë së Kontrollit të Territorit Urban pranë Bashkisë së Tiranës. Në këtë periudhë ndoqi monitorimin dhe zbatimin e iniciativave për drejtimin e shërbimeve sociale, si dhe zhvillimin dhe përforcimin e kapaciteteve institucionale.
- Nga viti 2008 e në vazhdim është pedagoge e jashtme në nivelet bachelor dhe master në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin “Marin Barleti” etj. Gjatë këtyre viteve ka përgatitur dhe referuar leksionet për lëndët: Sociologji arsimi, Didaktika e gjuhës shqipe dhe e leximit, Diversiteti i nxënësve, Psikologji edukimi, Etapat e zhvillimit, Të nxënit dhe të menduarit krijues, Teori edukimi, Pedagogjia sociale, Hartimi dhe zbatimi i kurrikulave, Psikologjia e të mësuarit etj. Ka organizuar dhe zhvilluar seminare, aktivitete kurrikulare dhe praktika pedagogjike. Gjithashtu ka udhëhequr tema të diplomave të studentëve.
- Nga viti 2009 ka qenë eksperte arsimi në Qendrën Shqiptare të Asistencës Arsimore (OJF), gjatë së cilës ka marrë pjesë në studime që kanë lidhje me fushën e arsimit, si dhe në trajnime apo konferenca shkencore, të cilat janë pasqyruar duke u botuar në Buletinin e QshAA-së.
- Po ashtu, është anëtare e Institutit të Sociologjisë dhe për një periudhë ka qenë sekretare organizative dhe kryetare e seksionit të arsimit të këtij instituti. Gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë aktive në organizimin dhe zhvillimin e konferencave dhe sesioneve shkencore.
- Pas një konkurrimi me dosje dhe një prezantimi publik, ka fituar pozicionin e drejtueses së Zyrës Arsimore Kamzë, duke punuar për një periudhë prej rreth 6 vjetësh. Gjatë kësaj kohe ka organizuar punën për menaxhimin e institucioneve arsimore, për përhapjen e përvojave të suksesshme të mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore, duke kryer studime për aspekte të zhvillimeve arsimore vendore etj.
- Më pas ka punuar si përgjegjëse e sektorit të monitorimit të kurrikulës dhe zhvillimit profesional pranë Zyrës Vendore Arsimore Tiranë. Në këtë pozicion ka punuar për identifikimin e nevojave për zhvillimin profesional të drejtuesve të shkollave, mësuesve lëndorë dhe atyre kujdestarë në fushën e kurrikulës. Ka qenë përgjegjëse për sigurimin e këshillimit të drejtuesve të shkollave, mësuesve lëndorë dhe atyre kujdestarë në fushën e kurrikulës etj.
Dr. Ermioni Cekani, gjatë viteve është trajnuar dhe certifikuar për çështje të ndryshme të arsimit nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, si nga Minsitria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Disa prej tyre janë si më poshtë vijon:
- Nga UNDP-ja është certifikuar si: “Trajnere për trajnerë”, për “Përfshirjen e edukimit gjonor në kurrikula”, si dhe “Gruaja në lidership”.
- Nga Qendra e Alenacës Gjinore për Zhvillim & Kvinna till Kvinnam është certifikuar si “Trajnere për trajnerë për ҫështje të integrimit gjinore në arsim”.
- Nga Save the Children është trajnuar si eksperte për: “Konceptin e gjithëpërfshirjes në arsim, aftësi praktike dhe teknika për të punuar me fëmijët e identifikuar me vështirësi në të nxënë”, si dhe “Trajnere për programin e zhvillimit të fëmijërisë së hershme.”
- Nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë është kualifikuar si drejtuese për “Drejtimin dhe administrimin e shkollës” dhe si “Trajnere e kurrikulës së re të klasës së dytë të ciklit fillor”.
- Nga “Shoqata për ndihmë psiko-sociale” & “Mission Chretienne pour les pays de l’est”, është certifikuar si trajnere për “Fëmijët, zhvillimi psikosocial i të cilëve është në rrezik”.
- Ndërsa nga UNICEF & Qendra e Trajnimit Multidisiplinar për Problemin e Keqtrajtimit të Fëmijëve është trajnuar për “Problemet e dhunës ndaj fëmijëve dhe dhunës në familje”, si dhe për “Gruaja në lidership”.
- Nga Mercy Corps International është trajnuar dhe certifikuar si eksperte në “Menaxhimin financiar të organizatave”.
Dr. Ermioni Cekani është autore e shumë librave për fëmijët dhe për mësueset e arsimit parashkollor, si dhe bashkëautore në artikuj shkencorë dhe libra të ndryshëm në fushën e arsimit parauniversitar.
Autore e librave:
1. Gjuhë shqipe, Matematikë, Edukatë shoqërore, Edukim fizik, sportet dhe shëndeti dhe Arta Pamor – për fëmijët 5-6 vjeç. Hartuar sipas Kurrikulës së Re të Arsimit Parashkollor – Botimet “POLIS”, 2020
2. Gjuhë shqipe, Matematikë, Edukatë shoqërore, Edukim fizik, sportet dhe shëndeti dhe Arta Pamor – për fëmijët 4-5 vjeç. Hartuar sipas Kurrikulës së Re të Arsimit Parashkollor – Botimet “POLIS”, 2019
3. Gjuhë shqipe, Matematikë, Edukatë shoqërore, Edukim fizik, sportet dhe shëndeti dhe Arta Pamor – për fëmijët 3-4 vjeç. Hartuar sipas Kurrikulës së Re të Arsimit Parashkollor – Botimet “POLIS”, 2018
4. Ditari im i verës (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”,, 2013
5. Shkruajmë shkronjat dhe numrat, Botimet “POLIS”, 2013
6. Metodika sipas fushave të zhvillimit, Botimet “POLIS”, 2012
7. Mësojmë shkronjat një nga një – Abetare për fëmijët parashkollorë, Botimet “POLIS”, 2010
8. Edukimi gjinor në arsimin parashkollor, Studime Sociale, Vëllimi nr 3, Nr. 2, Tiranë 2010
9. Veprimtari praktike sipas fushave të zhvillimit (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”,, 2009
10. Teste për mua (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”,, 2008
11. Mësime e lojëra inteligjente (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”, 2008
12. Fletore vlerësimi (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”, 2007.
13. Libri i mësueses së arsimit parashkollor, Botimet “POLIS”, 2007
Bashkëautore në hartimin e librave:
1. Programe të Arsimit Parashkollor, për fëmijët 3-6 vjeҫ, MASH, 2009
2. Manuali i Inspektimit të Plotë të Kopshteve, Inspektoriati Kombëtar i Arsimit, Tiranë 2012
3. Zhvillimi i Fëmijërisë së Hershme, Save The Children, 2003
4. Psikologu dhe punonjësi social, risi në arsimin parauniversitar, Studime Sociale, Vëllimi nr 6, Nr. 3, Tiranë 2012
5. Ditë pas dite – ditare për mësueset e arsimit parashkollor
6. Metodika sipas fushave të zhvillimit, Botimet “POLIS”, 2012
7. Mësojmë shkronjat një nga një – Abetare për fëmijët parashkollorë, Botimet “POLIS”, 2010
8. Edukimi gjinor në arsimin parashkollor, Studime Sociale, Vëllimi nr 3, Nr. 2, Tiranë 2010
9. Veprimtari praktike sipas fushave të zhvillimit (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”,, 2009
10. Teste për mua (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”,, 2008
11. Mësime e lojëra inteligjente (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”, 2008
12. Fletore vlerësimi (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”, 2007.
13. Libri i mësueses së arsimit parashkollor, Botimet “POLIS”, 2007.
Bashkëautore në hartimin e librave:
- Programe të Arsimit Parashkollor, për fëmijët 3-6 vjeҫ, MASH, 2009
- Manuali i Inspektimit të Plotë të Kopshteve, Inspektoriati Kombëtar i Arsimit, Tiranë 2012
- Zhvillimi i Fëmijërisë së Hershme, Save The Children, 2003
- Psikologu dhe punonjësi social, risi në arsimin parauniversitar, Studime Sociale, Vëllimi nr 6, Nr. 3, Tiranë 2012
- Ditë pas dite – ditare për mësueset e arsimit parashkollor
Dr. Ermioni Cekani ka është pjesëmarrëse dhe kordinatore në shumë projekte që kanë lidhje me fushën e arsimit:
Data |
Vendi |
Institucioni/
Organizata |
Pozicioni |
Përshkrimi |
Gusht 2012 – në vazhdim |
Shqipëri |
OFSA (Shqipëri) |
Koordinator lokal |
Plotësimi i detyrave për zbatimin e projektit: “Kurrikula bazuar në kompetenca në kontekstin e reformës arsimore” |
Gusht 2011 – Qershor 2012 |
Shqipëri |
QSHAA
(Shqipëri) |
Koordinator lokal |
Plotësimi i detyrave për zbatimin e projektit: “Vlerësimi i ndikimit te politikes se re për trajnimin ne arsim”
|
Gusht 2010 – Qershor 2011 |
Shqipëri |
QSHAA
(Shqipëri) |
Eksperte |
Asistencë teknike në zbatimin e projektit: “Kontributi për përmirësimin e ligjit për arsimin parauniversitar |
Gusht 2011 – Qershor 2012 |
Shqipëri |
OFSA (Shqipëri) |
Koordinator lokal |
Plotësimi i detyrave për zbatimin e projektit: “Forcimi i kapacitet të drejtuesve te shkollës për menaxhimin efikas te burimeve” |
Janar 2010 – Korrik 2010 |
Shqipëri |
QSHAA
|
Eksperte |
Asistencë teknike në zbatimin e projektit: “Qeverisja e arsimit n Shqipëri: Transparenca dhe llogaridhënia” |
Janar 2010 – Gusht 2010 |
Shqipëri |
Fondi Kanadez |
Eksperte |
Asistencë teknike në zbatimin e projektit “Zhvillimi i kompetencave në arsimin parashkollor” |
Gjithashtu dr. Ermioni Cekani është angazhuar me shumë referime, studime, konferenca dhe artikuj shkencorë, të cilat janë botuar në revista të ndryshme shkencore. Disa prej të cilave janë:
- “Revista pedagogjike”, nr 10/2007 – IKS, Tema: “Planifikimi sipas standardeve të përmbajtjes në arsimin parashkollor”, Tiranë.
- “Edukimi parashkollor”, – UNICEF/IKS – Tema: “Programe të arsimit parashkollor, për 5-6 vjeçarët”, 2007, Tiranë.
- Revista “Studime sociale”, 2009 – Instituti i Sociologjisë &Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës & Fondacioni “Fridrich Ebert Stiftung”, – Tema: “Problemet sociale në Shqipëri: studimi, trajtimi dhe zgjidhja e tyre”, Tiranë.
- Revista “Studime sociale”, 2010 – Instituti i Sociologjisë & Universiteti “Kristal”- Tema: “Arsimi parashkollor, rekomandime”. Tiranë.
- Buletini nr 1, 2010 – Qendra Shqiptare e Asistencës Arsimore – Tema: “Qeverisja transparente dhe e përgjegjshme në arsim”, Tiranë
- Gazeta elektronike, nr 3, 2010 – Qendra Shqiptare e Asistencës Arsimore – Tema: “Vetëvlerësimi i shkollës mbi bazën e treguesve”, Tiranë
- Diskutimi i projektligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar” – 2011 – SOROS & Qendra Shqiptare e Asistencës Arsimore, Tiranë
- Procededings, Second Annual Conference Of The Balkan Sociological Forum – 2012 – Konferenca Ndërkombëtare e Forumit Sociologjik të Ballkanit – Tema: “Problematika të profesionit të mësuesit në Shqipëri”, Sofje, Bullgari.
- Revista “Studime Sociale”; Vëllimi 6, Nr 3 2012 – Konferencë Ndërkombëtare e Institutit të Sociologjisë – Tema: “Psikologu dhe punonjësi social – risi në arsimin parauniversitar”, Tiranë
- Proceedings, International Interdisiplinary. ISBN:978-9928-4000-2-4 – 2012 – Konferenca Ndërkombëtare e Institutit të Sociologjisë – Tema: “Roli i mësuesit në nxitjen e aftësive krijuese të fëmijëve”, Vlorë