Botimet e reja, Roman

Dashuria

Autor: Maurizio Maggiani
10.00 

Përshkrim i shkurtër:

Një burrë. Një grua. Një deklaratë dashurie. Rrëfimi i dashurive të së shkuarës dhe dashurisë së tashme. Lexuesi ndien fort dashurinë mes bashkëshortëve protagonistë në harkun kohor të 24 orëve. Emri i tyre nuk dihet, por dihet se janë takuar kur jeta tashmë ua kishte dhënë gjithë kohën e mjaftueshme për të përjetuar dashuritë dhe përvojat vetjake. Çdo grua në jetën e protagonistit ka pasur hapësirën e saj të çmuar. Të lexosh se dikush ia rrëfen dashuritë e kaluara bashkëshortes, kjo tregon se ai tani ka bërë paqe me veten dhe të shkuarën e tij, çka thjesht e pasuron si njeri. Ai nuk jeton me hidhërime, as me sekrete apo keqardhje. I gjithë romani shpaloset në harkun e një dite që mund të duket e zakonshme, kur në të vërtetë rezulton se është një lakuriqësi, një rizbulim i vetvetes. Me vetëdije, dhëndri përpiqet të kuptojë se çfarë është dashuria dhe zbulon hap pas hapi sesi arriti ta përkufizonte këtë ndjenjë. Në moshë madhore, pas një maratone ndjesish – gëzime, ndarje, dëshpërime, lumturi – të gjitha të shprehura në një prozë unike në formë balade, arriti tek ajo, e vetmja dashuri e madhe. Një ujëvarë emocionesh që mund të vihen re që prej së largu, rrëshqasin mbi supet e lexuesit duke ngjallur herë pasion e entuziazëm dhe herë dhembshuri e keqardhje deri në përlotje. Është jeta dhe pasionet e një njeriu të pjekur që tani di të dashurojë. Mesazhi i autorit është i qartë: gjithçka e bukur që kemi përjetuar në jetë mbetet me ne, është pjesë e jona, është larguar, por nuk mungon. Vepra ka një stil magjepsës: nuk ka konflikte, ndërlikime apo kreshendo ngjarjesh, por është jeta e përditshme; ajo që u përket të gjithëve, që ndoshta vetëm më të pjekurit do ta kuptojnë dhe do ta vlerësojnë.

Sasia

Kategoria: Botimet e reja, Roman
Fjalë Kyçe: dashuria, Maurizio Maggiani, romani dashuria
Përkthyes
Numri i faqeve

Libra të ngjashëm

Menu
Keni pyetje? Na shkruaj :)