Rreth Nesh

  1. Kreu
  2. Rreth Nesh

Shtëpia Botuese “Polis”, me një staf të kualifi kuar profesionistësh, e ka nisur veprimtarinë në vitin 2007. Përveç librave nga fusha të ndryshme të dijes, është e specializuar me botime që iu drejtohen kryesisht fëmijëve të moshës 3-6 vjeç, mësueseve të arsimit parashkollor, specialistëve të arsimit parashkollor nëpër bashki, psikologëve, punonjësve socialë, terapistëve të zhvillimit dhe gjithë të interesuarve të tjerë.

Synimi kryesor është që, me anë të këtyre librave, fëmijët e kësaj grupmoshe të marrin njohuritë bazë fillestare sipas programeve të arsimit parashkollor.

Falë pasionit, profesionalizmit, kritereve didaktike e shkencore, por edhe mënyrës sesi janë hartuar dhe gjuhës së thjeshtë e komunikative, librat e Shtëpisë Botuese “Polis” janë vlerësuar, sidomos nga mësueset e arsimit parashkollor dhe prindërit e fëmijëve, si librat më cilësorë për dhënien e njohurive bazë.

Dhe çfarë është për t’u gëzuar, mësueset e klasave të para nëpër shkollat e gjithë vendit, në shumë raste, pohojnë se fëmijët që gjatë periudhës së arsimit parashkollor kanë punuar me librat e Shtëpisë Botuese “Polis”, vijnë në klasën e parë me bagazh të gjerë njohurish dhe kanë rezultate shumë të mira.

Gjatë udhëtimit 13-vjeçar me fëmijët, mësueset dhe prindërit, kemi mësuar edhe më shumë së bashku, çka nënkupton se, për rrjedhojë, vit pas viti, kemi hartuar e botuar libra që janë vërtet të domosdoshëm dhe me vlerë. Projektet e së ardhmes përfshijnë të tjerë libra nga fushat e dijes, duke iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave në rritje të fëmijëve.

Po ashtu, kjo shtëpi botuese publikon libra nga autorë të njohur shqiptarë si dhe letërsi të huaj. Për të sjellë në shqip veprat e autorëve të huaj, shtëpia botuese bashkëpunon me emrat më të njohur në fushën e përkthimit.

1

Tituj librash

1

Tirazhe Vjetore

1

Përvojë pune

1

Operatorë

Menu
Keni pyetje? Na shkruaj :)