1. Kreu
  2. Libra për fëmijët 2-6 vjeç
  3. Libra për fëmijët 5-6 vjeç
  4. LIBRI 2 – Për lëndët: Matematikë Edukim për shoqërinë Arte: Muzikë & Arte pamore (Për fëmijët e grupmoshës 5-6 vjeç)
Botimet e reja, Libra për fëmijët 5-6 vjeç

LIBRI 2 – Për lëndët: Matematikë Edukim për shoqërinë Arte: Muzikë & Arte pamore (Për fëmijët e grupmoshës 5-6 vjeç)

Autor: DR. Ermioni Cekani
5.00 

Përshkrim i shkurtër:

Ky libër shërben si udhëzues didaktik për fëmijët e grupmoshës 5-6 vjeç, për mësueset
që japin mësim në këtë grup, si dhe për prindërit apo të interesuar të tjerë për të punuar
me fëmijët e kësaj grupmoshe.
Libri u hartua për të ndihmuar dhe ndikuar në të nxënit e fëmijëve të kësaj grupmoshe,
duke pasur parasysh rezultatet e të nxënit (RN) që duhet të arrijë një fëmijë 5-6 vjeç në
përfundim të grupit të tretë.
Kompleti i plotë për fëmijët e grupmoshës 5-6 vjec përbëhet nga dy libra, të cilat kanë
në përbërje 8 libra më të vegjël, sipas lëndëve që zhvillohen në këtë grupmoshë.
Këta udhëzues didaktikë, sipas lëndëve të përcaktuara në “Programet e arsimit
parashkollor”(mosha 5-6 vjeç), do të shërbejnë për të ndihmuar dhe lehtësuar punën e
përditshme të fëmijëve dhe mësueseve gjatë zhvillimit të veprimtarisë mësimore-
edukative, çka bëjnë të mundur realizimin e 7 kompetencave kyçe të arsimit
parashkollor, të cilat janë:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin.
5. Kompetenca vetjake.

6. Kompetenca qytetare.
7. Kompetenca digjitale.
Për secilën prej këtyre kompetencave, sipas programeve lëndore, janë përcaktuar
njohuritë që fëmija duhet të zotërojë në përfundim të grupit të tretë, të cilat janë
zbërthyer në veprimtari praktike dhe mësimore-edukative.
Niveli i veprimtarive të secilit prej këtyre librave vjen duke u vështirësuar në mënyrë
progresive.
Këto libra janë hartuar me kërkesa të qarta, janë shoqëruar me figura zbavitëse
relativisht të mëdha, bardhë e zi apo me ngjyra, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e
fëmijëve dhe të nxisin interesin e tyre për të punuar me dëshirë.
Çdo temë dhe veprimtari e këtyre librave parakupton që edukatorja dhe fëmijët (apo
prindërit dhe fëmijët) të punojnë së bashku, sepse fëmijëve të kësaj grupmoshe iu
nevojitet udhëzimi dhe mbështetja.
Në krye të secilës prej faqeve të këtyre librave është vendosur kompetenca që synon të
realizohet në atë temë dhe njohuria që pritet të përvetësohet. Gjithashtu për çdo temë
mësimi është përgatitur një udhëzues metodik, i cili i orienton mësueset apo prindërit se
çfarë duhet të bëjnë në atë temë mësimi. Po ashtu kjo gjë i ndihmon mësueset që të
bëjnë edhe planin ditor të asaj lënde.
Kërkesa për fëmijët, që gjendet poshtë udhëzimit, është me gërma më të mëdha dhe
me ngjyrë të dallueshme. Lexojani me zë të lartë këtë kërkesë fëmijës, përsëritjani disa
herë, derisa të bindeni që fëmija e ka kuptuar se çfarë duhet të bëjë.
Përveç veprimtarive që janë përfshirë në këtë libër, ka edhe shumë lodra, gjëza, vjersha
e tregime (shih: “Materiale mbështetëse për fëmijët e grupit të tretë”, Tiranë 2016) që i
ndihmojnë fëmijët e grupmoshës 5-6 vjeç të përvetësojnë konceptet që shtjellohen në
këtë libër.
Dhe, në përfundim, mos harroni vlerësimin e punës që kryen fëmija – me fjalë dhe
shprehje sintetizuese, si dhe me simbole vlerësuese. Kjo u jep atyre kënaqësi dhe i nxit
që të punojnë më shumë dhe më me dëshirë.
Libri që ju keni në duar përbëhet nga tre libërtha didaktikë: “Matematikë”, “Edukim për
shoqërinë” dhe “Arte: Muzikë & Arte pamore”, të cilat janë hartuar duke pasur parasysh
tre dokumente të rëndësishme të miratuara nga MASR: “Korniza Kurrikulare e Arsimit
Parashkollor”, “Standardet e zhvillimit dhe të nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç”, si dhe
“Programet e arsimit parashkollor” (mosha 5-6 vjeç).
1.Libri “Matematika” është hartuar duke u mbështetur dhe duke zbërthyer plotësisht
“Programin e lëndës së matematikës”, faqe 22 – 38.
Në këtë libër gjenden veprimtari praktike për përforcimin e aftësive matematikore të
fëmijëve të kësaj grupmoshe, sipas të nxënit me kompetenca, të cilat janë hartuar duke
u mbështetur në “Kurrikulën e Re të Arsimit Parashkollor”, në “Standardet e të nxënit,
për fëmijët 3-6 vjeç”, si dhe në “Programe të arsimit parashkollor, për fëmijët 5-6 vjeç”.
“Matematika është shkenca, gjuha universale e së cilës ndihmon fëmijën të kuptojë dhe
të veprojë në realitetin që jeton. Nëpërmjet matematikës fëmija zhvillon përvoja nga më

të thjeshtat te më komplekset dhe nga më konkretet te më abstraktet. Nëpërmjet
mësimit të matematikës, fëmija merr njohuri mbi numrat, figurat, hapësirën, masat etj.”
Lënda e matematikës për grupin e tretë synon të përmbushë 4 kompetenca që arrihen
nëpërmjet tematikave kryesore të matematikës. Këto kompetenca renditen si më
poshtë:
1. Zgjidhja e situatave të thjeshta problemore.
2. Arsyetimi dhe komunikimi matematik.
3. Modelimi matematik dhe lidhja konceptuale.
4. Përdorimi i teknologjisë në matematikë.
Për realizimin e kompetencave të të nxënit në këtë lëndë do t’ju ndihmojnë shumë edhe
veprimtaritë praktike të pasqyruara te libri “Metodika sipas fushave të zhvillimit”, Cekani,
E, Polis, (Zhvillimi matematikor, faqe 39-160).
Nëpërmjet veprimtarive dhe situatave të thjeshta problemore të këtij libri, fëmijët do të
pësëritin dhe përforcojnë njohuritë e matematikës që kanë marrë në grupin e dytë, do të
përforcojnë arsyetimin logjik, do të njihen me konceptet themelore matematikore dhe
do të krijojnë aftësi për: njohjen e numërorëve, numërimin, krahasimin e numrave,
modelimin, veprime të thjeshta me mbledhje e zbritje, do të njohin konceptin e gjatësisë;
kohës; peshës; monedhat, do të marrin informacionet e para për gjeometrinë në plan
dhe në hapësirë; për funksionin, si dhe elementet e para të statistikës dhe propabilitetit,
si dhe do të marrin njohuritë e para për përdorimin e teknologjisë në matematikë etj.
Përveç veprimtarive që janë përfshirë në këtë libër, ka shumë e shumë lodra, gjëza,
vjersha e tregime (shih: “Materiale mbështetëse për fëmijët e grupit të dytë”, Tiranë
2016) që i ndihmojnë fëmijët e grupmoshës 5-6 vjeç të përvetësojnë konceptet e
matematikës. Synimi është që fëmijët të aftësohen në mënyrë të tillë që këto koncepte
t’i përdorin në jetën e përditshme duke i përsëritur dhe praktikuar.
2. Libri “Edukim për shoqërinë” është hartuar duke zbërthyer “Programin e lëndës
edukim për shoqërinë” dhe ofron veprimtari praktike nëpërmjet të cilave fëmija zhvillon
kompetencat e nevojshme: shoqërore dhe qytetare, personale, ndërpersonale, si dhe
kompetencat ndërkulturore.
“Nëpërmjet programit të kësaj lënde synohet që fëmija të ndërtojë dhe të zhvillojë
njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera që kërkon shoqëria demokratike; të zhvillohet në
mënyrë të pavarur e të gjithanshme; të kontribuojë në ndërtimin dhe mirëqenien vetjake,
por jo vetëm dhe të përballet në mënyrë konstruktive me sfidat e jetës.” – “Programet e
arsimit parashkollor” (mosha 5-6 vjeç), faqe 55.
Në këtë libër do të gjeni tema dhe veprimtari mësimore-edukative, që synojnë
reealizimin e këtyre koncepteve: e konceptit për veten; për familjen; për komunitetin; për
klasën dhe shkollën; për shoqërinë dhe miqësinë; për bashkëveprimin me të tjerët; për
marrëdhëniet brenda grupit; për të drejtat e fëmijëve.
Gjithashtu nëpërmjet temave të këtij libri fëmijët do të marrin informacion për: jetën në
komunitet; ngjashmëritë dhe ndryshimet me të tjerët; sjelljen qytetare; etikën si e mirë e
përbashkët; fqinjësinë e mirë; simbolet kombëtare; gjuhën, zakonet dhe traditat; gatimet

dhe ceremonitë tradicionale/ festive; ditët dhe datat e shënuara; përkatësia dhe respekti
për veten; vlerat njerëzore. Fëmijës i mundësohet njohja, diskutimi dhe kuptimi për:
rritjen dhe ndryshimet që ndodhin gjatë saj; përkatësinë, gjininë; brezat në familje;
ndryshimet në veshje, shije, ushqime, lodra etj., që ndodhin me rritjen e njeriut; etj.
Për realizimin e kompetencave të të nxënit në këtë lëndë do t’ju ndihmojnë shumë edhe
veprimtaritë praktike të pasqyruara te libri “Metodika sipas fushave të zhvillimit”, Cekani,
E, Polis, faqe 283-311.
Nëpërmjet plotësimit të veprimtarive mësimore-edukative të pasqyruara në këtë libër,
fëmija do të mësojë rregullat dhe do të nxitet për të përmbushur rolin e tij si pjesëtar i
një shoqërie shumëkulturore dhe demokratike në një botë gjithnjë e më të ndërvarur.

3.2. Lënda e artit pamor. Arti është një nga fushat më të pëlqyera për fëmijët e kësaj
grupmoshe. Pikërisht arti pamor është fusha nëpërmjet së cilës mund të realizohet
shumë mirë integrimi lëndor, sepse fëmija, kur vizaton, ngjyros, pret me gërshërë apo
punon me plastelinë, nuk bën vetëm këto veprimtari, por njëkohësisht numëron,
mbledh, luan, zhvillon muskujt e vegjël të gishtave, shoqërizohet me të tjerët etj. Bazuar
në këtë kurrikul, lënda e artit pamor synon të përmbushë 3 kompetencat e lëndës:
krijimin artistik, realizimin e punimeve dhe vlerësimin e veprave të artit. Për realizimin e
kompetencave të të nxënit në këtë lëndë do t’ju ndihmojnë shumë edhe veprimtaritë
praktike të pasqyruara te libri “Metodika sipas fushave të zhvillimit”, Cekani, E, Polis,
faqe 163-279.

3. Libri Artet (Muzikë & Art pamor) është hartuar duke zbërthyer “Programin e lëndës
së muzikës” dhe “Programin e lëndës së artit pamor”.
3.1. Lënda e muzikës është konceptuar në funksion të të nxënit gjatë gjithë jetës.
Nëpërmjet veprimtarive të ndryshme mësimore-edukative fëmijët zhvillojnë njohuritë
artistike duke kuptuar si funksionojnë tingujt, timbri, ngjyrat, format, fjalët dhe lëvizjet.
Sepse muzika dhe lëvizjet që e shoqërojnë atë janë mënyra të mrekullueshme për të
nxitur zhvillimin e fëmijëve, ngaqë muzika nënkupton ritëm dhe hapa, i ndihmon të
shkarkojnë energjitë pozitive dhe negative dhe ta mbajnë veten nën kontroll. Kjo lëndë
synon të ndërtojë dhe të zhvillojë krijimin muzikor, performimin/interpretimin muzikor, si
dhe vlerësimin e veprave muzikore.
Gjatë zhvillimit të kësaj lënde fëmijët do të mësojnë për: ritmin dhe burimet e tij; për
tingujt dhe burimet e tyre; do të mësojnë të këndojnë solo dhe në grup; do të mësojnë
lëvizjet e kërcimit; rregullat e këndimit; lojëra muzikore; do aftësohen të mbajnë ritmin
me mjete trupore dhe rrethanore; do të njohin instrumentet e perkusionit; do të mësojnë
të dëgjojnë muzikën dhe ta shijojnë atë etj.
Të gjitha këto dhe të tjera janë pasqyruar me tema mësimi në këtë libër.
Gjatë zhvillimit të kësaj lënde do të zbulohen edhe talentet në këtë fushë.

Për realizimin e kompetencave të të nxënit në këtë lëndë do t’ju ndihmojnë edhe
veprimtaritë praktike të pasqyruara te libri “Metodika sipas fushave të zhvillimit”, Cekani,
E, Polis, faqe 344-345.
3.2. Lënda e artit pamor. Arti është një nga fushat më të pëlqyera për fëmijët e kësaj
grupmoshe. Pikërisht arti pamor është fusha nëpërmjet së cilës mund të realizohet
shumë mirë integrimi lëndor, sepse fëmija, kur vizaton, ngjyros, pret me gërshërë apo
punon me plastelinë, nuk bën vetëm këto veprimtari, por njëkohësisht numëron,
mbledh, luan, zhvillon muskujt e vegjël të gishtave, shoqërizohet me të tjerët etj.
Bazuar në këtë kurrikul, lënda e artit pamor synon të përmbushë 3 kompetencat e
lëndës: krijimin artistik, realizimin e punimeve dhe vlerësimin e veprave të artit.
Nëpërmjet tematikave të kësaj fushe, të cilat janë zbërthyer në tema mësimore në librin
e “Artit pamor”, fëmijët do të marrin njohuri dhe do të përvetësojnë konceptet për: vijat;
format dy e tre dimensionale; ngjyrat; teskturat; motivet; do të mëojnë për teksnikat dhe
proceset artistike, të tilla si: vizatimi; piktura; stampimi; kolazhi; modelimi me plastelinë;
do të njohin histroinë e artit dhe do të mësojnë për pikturat etj.
Për realizimin e kompetencave të të nxënit në këtë lëndë do t’ju ndihmojnë shumë edhe
veprimtaritë praktike të pasqyruara te libri “Metodika sipas fushave të zhvillimit”, Cekani,
E, Polis, faqe 163-279.

Sasia

Kategoria: Botimet e reja, Libra për fëmijët 5-6 vjeç

Libra të ngjashëm

Menu
Keni pyetje? Na shkruaj :)