1. Kreu
  2. Libra për fëmijët 2-6 vjeç
  3. Libra për fëmijët 5-6 vjeç
  4. LIBRI 1 – Për lëndët: Gjuhë shqipe Dituri natyre Teatri dhe Kërcimi Edukimi fizik, sportet dhe shëndeti (Për fëmijët e grupmoshës 5-6 vjeç)
Botimet e reja, Libra për fëmijët 5-6 vjeç

LIBRI 1 – Për lëndët: Gjuhë shqipe Dituri natyre Teatri dhe Kërcimi Edukimi fizik, sportet dhe shëndeti (Për fëmijët e grupmoshës 5-6 vjeç)

Autor: DR. Ermioni Cekani
5.00 

Përshkrim i shkurtër:

Ky libër shërben si udhëzues didaktik për fëmijët e grupmoshës 5-6 vjeç, për mësueset
që japin mësim në këtë grup, si dhe për prindërit apo të interesuar të tjerë për të punuar
me fëmijët e kësaj grupmoshe.
Libri u hartua për të ndihmuar dhe ndikuar në të nxënit e fëmijëve të kësaj grupmoshe,
duke pasur parasysh rezultatet e të nxënit (RN) që duhet të arrijë një fëmijë 5-6 vjeç në
përfundim të grupit të tretë.
Kompleti i plotë për fëmijët e grupmoshës 5-6 vjec përbëhet nga dy libra, të cilat kanë
në përbërje 8 libra më të vegjël, sipas lëndëve që zhvillohen në këtë grupmoshë.
Këta udhëzues didaktikë, sipas lëndëve të përcaktuara në “Programet e arsimit
parashkollor”(mosha 5-6 vjeç), do të shërbejnë për të ndihmuar dhe lehtësuar punën e
përditshme të fëmijëve dhe mësueseve gjatë zhvillimit të veprimtarisë mësimore-
edukative, çka bëjnë të mundur realizimin e 7 kompetencave kyçe të arsimit
parashkollor, të cilat janë:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin.
5. Kompetenca vetjake.

6. Kompetenca qytetare.
7. Kompetenca digjitale.
Për secilën prej këtyre kompetencave, sipas programeve lëndore, janë përcaktuar
njohuritë që fëmija duhet të zotërojë në përfundim të grupit të tretë, të cilat janë
zbërthyer në veprimtari praktike dhe mësimore-edukative.
Niveli i veprimtarive të secilit prej këtyre librave vjen duke u vështirësuar në mënyrë
progresive.
Këto libra janë hartuar me kërkesa të qarta, janë shoqëruar me figura zbavitëse
relativisht të mëdha, bardhë e zi apo me ngjyra, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e
fëmijëve dhe të nxisin interesin e tyre për të punuar me dëshirë.
Çdo temë dhe veprimtari e këtyre librave parakupton që edukatorja dhe fëmijët (apo
prindërit dhe fëmijët) të punojnë së bashku, sepse fëmijëve të kësaj grupmoshe iu
nevojitet udhëzimi dhe mbështetja.
Në krye të secilës prej faqeve të këtyre librave është vendosur kompetenca që synon të
realizohet në atë temë dhe njohuria që pritet të përvetësohet. Gjithashtu për çdo temë
mësimi është përgatitur një udhëzues metodik, i cili i orienton mësueset apo prindërit se
çfarë duhet të bëjnë në atë temë mësimi. Po ashtu kjo gjë i ndihmon mësueset që të
bëjnë edhe planin ditor të asaj lënde.
Kërkesa për fëmijët, që gjendet poshtë udhëzimit, është me gërma më të mëdha dhe
me ngjyrë të dallueshme. Lexojani me zë të lartë këtë kërkesë fëmijës, përsëritjani disa
herë, derisa të bindeni që fëmija e ka kuptuar se çfarë duhet të bëjë.
Përveç veprimtarive që janë përfshirë në këtë libër, ka edhe shumë lodra, gjëza, vjersha
e tregime (shih: “Materiale mbështetëse për fëmijët e grupit të tretë”, Tiranë 2016) që i
ndihmojnë fëmijët e grupmoshës 5-6 vjeç të përvetësojnë konceptet që shtjellohen në
këtë libër.
Dhe, në përfundim, mos harroni vlerësimin e punës që kryen fëmija – me fjalë dhe
shprehje sintetizuese, si dhe me simbole vlerësuese. Kjo u jep atyre kënaqësi dhe i nxit
që të punojnë më shumë dhe më me dëshirë.
Libri që ju keni në duar përbëhet nga katër libra didaktikë: “Gjuhë shqipe”, “Dituri
natyre”, “Teatri dhe Kërcimi” dhe “Edukim fizik, sportet dhe shëndeti”, të cilat janë
hartuar duke pasur parasysh tre dokumente të rëndësishme të miratuara nga MASR:
“Korniza Kurrikulare e Arsimit Parashkollor”, “Standardet e zhvillimit dhe të nxënit të
fëmijëve 3-6 vjeç”, si dhe “Programet e arsimit parashkollor” (mosha 5-6 vjeç).
1. Libri “Gjuha shqipe” është hartuar duke zbërthyer “Programin e lëndës së gjuhës
shqipe”, faqe 8-21 dhe ofron veprimtari praktike për të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe
të shkruarit.
Në bazë të “Programe të arsimit parashkollor”, të grupmoshës 5-6 vjec, faqe 8, fëmijët e
grupit të tretë, duhet të mësojnë që: “Kompetencat gjuhësore ndërtohen dhe zhvillohen
gjatë gjithë jetës, por mosha parashkollore është vendimtare për arritjet e fëmijëve.
Shpejtësia dhe lehtësia me të cilën fëmijët e vegjël mësojnë të flasin gjuhën, pa qenë të
mësuar nga dikush tjetër, është një nga mrekullitë e natyrës. P.sh., nga mosha 3 deri në
5 vjeç fëmijët mësojnë afërsisht 50 fjalë të reja në muaj dhe gjatësia e fjalisë rritet çdo

vit. Është detyrë e institucioneve arsimore që të pasurojnë dhe të zhvillojnë te fëmijët
njohuritë dhe shkathtësitë gjuhësore, sidomos gjatë viteve të para të jetës. Fëmijëve të
vegjël u pëlqen të flasin. Ata i tërheq dhe u pëlqen të dëgjojnë histori të lexuara me zë
të lartë në grupe të vogla apo në praninë e të rriturve. Atyre u pëlqen të shkëmbejnë
librat e preferuar, “të lexojnë” libra dhe të ritregojnë histori”
Të gjitha këto njohuri dhe të tjera, fëmijët do t’i përvetësojnë duke plotësuar fletë pas
flete këtë libër. Ata do ta kenë më të lehtë që, duke dëgjuar gjuhën e folur, të mësojnë
rregullat gramatikore, të pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja, të përgatiten për
të lexuar, të bëjnë sikur lexojnë duke ndjekur me gisht fjalët dhe fjalitë në tekste të
shkruara, të njohin shkronjat e shtypit të alfabetit, të vëzhgojnë detajet në figura, të
shqyrtojnë faqen nga e majta në të djathtë, të thonë tingujt e shkronjave, të lidhin tingujt
me fi gurat, të tregojnë një ngjarje të thjeshtë, të përdorin lapsin me siguri në vetvete, të
kopjojnë shkronjat e alfabetit etj.
Është detyrë e mësueseve që zhvillojnë mësim në grupin e tretë të arsimit parashkollor
që t’iu krijojnë mundësi fëmijëve të kësaj grupmoshe që të zhvillojnë kompetencat për të
nxënit gjatë gjithë jetës. Dhe kompetencat e fushës gjuhët dhe komunikimi janë:
1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme;
2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar;
3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare;
4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale.
Çdo temë mësimi është hartuar duke patur parasysh njohuritë, aftësitë, shkathtësitë,
vlerat dhe qëndrimet për çdo kompetencë të fushës, së duhet të zotërojnë fëmijët e
kësaj grupmoshe.
Për realizimin e kompetencave të të nxënit në këtë lëndë do t’ju ndihmojnë shumë edhe
veprimtaritë praktike të pasqyruara tek librat: “Materiale mbështetëse për zhvillimin
gjuhësor” për fëmijët e moshës 5-6 vjeç, si dhe “Metodika sipas fushave të zhvillimit”,
Cekani, E, Polis, faqe 13-35.

2. Libri Dituri natyre për grupin e tretë është hartuar duke u mbështetur dhe duke
zbërthyer plotësisht “Programin e diturisë së natyrës”, faqe 39.
“Veprimtaritë mësimore-edukative dhe konceptet e thjeshta në dukje, si ato që lidhen
me diversitetin, ciklet, ndërveprimet dhe sistemet, janë mundësi ideale për të nxitur,
përmes lojës dhe kërkimit shkencor, zhvillimin shkencor të fëmijëve të kësaj
grupmoshe. Për të thelluar njohuritë mund të realizoni me fëmijët veprimtari që lidhen
me jetën e përditshme, sepse atëherë e kanë më të lehtë t’i kuptojnë dhe t’i
përvetësojnë njohuritë e përcaktuara për këtë lëndë, si ekskursione, vëzhgime në
natyrë, eksperimente në grup etj.”
Kompetencat kyçe të të nxënit zhvillohen përmes tematikave dhe në program
zbërthehen në njohuri, shkathtësi, vlera dhe qëndrime.
Temat e mësimit në këtë libër janë hartuar duke zbërthyer kompetencat shkencore, të
lëndës së “Diturisë së natyrës”, për grupmoshat 5-6 vjeç. Këto kompetenca janë:
1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre;
2. Përdorimi i mjeteve, i objekteve dhe i procedurave shkencore;

3. Komunikimi në gjuhën dhe në terminologjinë e shkencës.
Këto kompetenca do të realizohen nëpërmjet hetimit, kërkimit, zbulimit, vëzhgimit dhe
eksperimentimit, si dhe duke lidhur të nxënit me përvojat reale të fëmijëve dhe jetën e
përditshme të tyre.
Ne si mësuese (apo si prindër) e kemi për detyrë të krijojmë sa më shumë mundësi
eksplorimi dhe nxënieje për fëmijët, sepse kështu ata do të zhvillojnë aftësinë e të
kuptuarit të proceseve.
Për realizimin e kompetencave të të nxënit në këtë lëndë do t’ju ndihmojnë shumë edhe
veprimtaritë praktike të pasqyruara te libri “Metodika sipas fushave të zhvillimit”, Cekani,
E, Polis,, faqe 315-335.
3. Libri Artet – Teatri dhe kërcimi është hartuar duke zbërthyer “Programin e lëndës
së teatrit dhe kërcimit”.
Lënda që pëlqehet më shumë nga fëmijët e kësaj grupmoshe është “Artet pamore”,
pjesë përbërëse e së cilës është edhe lënda e “Teatrit dhe kërcimit”.
Në përshtatje më grupmoshën 5-6 vjeç, “artet janë konceptuar në funksion të të nxënit
gjatë gjithë jetës. Nëpërmjet elementeve dhe vlerave artistike e kulturore, artet
stimulojnë ndërgjegjësimin trupor, ushqejnë imagjinatën artistike, kontribuojnë në
zhvillimin e vetëbesimit, ndihmojnë në krijimin dhe zhvillimin e vetëdijes dhe të identitetit
kombëtar”, faqe 79.
Lënda e teatrit dhe kërcimit është konceptuar në funksion të të nxënit gjatë gjithë
jetës.
“Njohja e teatrit mbart një vlerë të madhe në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve, të
aftësisë së tyre për të punuar në grup, për të folur në mënyrë të denjë në publik dhe për
të zhvilluar prirjet e tyre artistike e krijuese”, faqe 95.
Nëpërmjet temave mësimore të kësaj lënde, fëmija mëson që të: “eksperimentojë
interpretimin nëpërmjet trupit dhe zërit të vet, hulumton punën në grup dhe kupton
rëndësinë e ndërvartësisë nga njëri-tjetri. Ai kupton dhe argumenton qëndrimet e veta,
duke ua paraqitur të tjerëve, mësohet të vlerësojë e të respektojë edhe qëndrimet e të
tjerëve, arrin të krijojë siguri në komunikimin publik dhe të jetë bindës, ndihet i
suksesshëm në teatër”.
Kompetencat që formohen përmes tematikave që janë zbërthyer në këtë libër për
lëndën e “Teatrit dhe kërcimit” janë:
1. Krijimi i veprave teatrore.
2. Performimi/interpretimi i veprave teatrore.
3. Vlerësimi i veprave teatrore
Programi i teatrit dhe kërcimit është zbërthyer në tema mësimore, të cilat janë hartuar duke
patur parasysh përmbajtjet e tematikave të teatrit:
– Gjuha dhe komunikimi teatror;
– Teknikat dhe proceset e interpretimit;
– Historia, teatri dhe shoqëria

Për realizimin e kompetencave të të nxënit në këtë lëndë do t’ju ndihmojnë edhe
përrallat, tregime, leximet dhe veçanërisht dramatizimet që gjenden në librin “Materiale
mbështetëse për zhvillimin gjuhësor” për fëmijët e moshës 5-6 vjeç, faqe 178-187, si
dhe veprimtaritë praktike të pasqyruara te libri “Metodika sipas fushave të zhvillimit”,
Cekani, E, Polis, faqe 344-345.

4. Libri “Edukimi fizik, sportet dhe shëndeti” është hartuar duke u mbështetur në
“Programin e lëndës edukim fizik, sporte dhe shëndeti”, në të cilin ndër të tjera, në
faqen 72, theksoshet se: “Aktiviteti fizik i ndihmon fëmijët për të përmirësuar mundësitë
fizike, aftësitë koordinative, si dhe zhvillimin e aftësive personale dhe ndërpersonale, të
cilat ndikojnë në rritjen e mirëqenies së tyre fizike dhe në sigurimin e një jete aktive dhe
të shëndetshme. Gjithashtu, fëmijët zhvillojnë kapacitete motorike, edukojnë cilësi
njohëse dhe edukative me anë të lojërave të ndryshme parasportive”
Temat e parashikuara në këtë libër, synojnë të përmbushin 3 kompetenca kyçe të të
nxënit:
1. Shfaqja e aftësive lëvizore në përshtatje me situata të ndryshme lëvizore e sportive.
2. Ndërveprimi me të tjerët në situata të ndryshme lëvizore e sportive.
3. Përshtatja me një stil jete aktive e të shëndetshme.
Për realizimin e kompetencave të të nxënit në këtë lëndë do t’ju ndihmojnë shumë edhe
veprimtaritë praktike të pasqyruara te libri “Metodika sipas fushave të zhvillimit”, Cekani,
E, Polis, faqe 339-354.

Sasia

Kategoria: Botimet e reja, Libra për fëmijët 5-6 vjeç

Libra të ngjashëm

Menu
Keni pyetje? Na shkruaj :)