1. Kreu
  2. Botimet e reja
  3. Ende në lojë
Botimet e reja, Roman

Ende në lojë

Autor: Richard Osman
12.00 

Përshkrim i shkurtër:

Përktheu: Margarita SKËNDERAJ
Redaktor: Sejdin Cekani

Në një zonë të thellë që shtrihet në kodrinat e harlisura të Kentit në Angli, ndodhet fshati i pensionistëve, Kjupërs Çejsi. Një herë në javë, katër miq në këtë fshat, Elizabeta, Xhojsi, Ibrahimi dhe Roni – Klubi i të Enjteve për Vrasjet – takohen për të hetuar vrasje të vjetra, ende të pazbardhura. Secili prej tyre jep ndihmesë me diçka, por që të gjithë i bashkon vendosmëria për t’i shkuar deri në fund një krimi të dhunshëm, që dikur e ka kapur në befasi policinë dhe i ka dhënë mundësinë dikujt t’ia hidhte pa u lagur.

Kur Toni Karëni, një ndërtues vendas, me një të shkuar të dyshimtë, gjendet i goditur për vdekje me një çomange, detektivët e moshuar e shohin veten të mbërthyer në çështjen e tyre të parë, me “një kufomë të vërtetë dhe një vrasës të vërtetë diku aty jashtë”. Hetimet e tyre nxjerrin në pah një numër të dyshuarish, që përfshijnë një ndërtues polak rival, një prift të dështuar, djalin e Ronit, boksier, si dhe ish partnerin e biznesit të Karënit, zhvilluesin e dyshimtë dhe dredharak të pronave, Jan Ventamin. Por më pas edhe Ventami shembet i vdekur përpara një turme të madhe banorësh të Kjupërs Çejsit.

Pasi e konfirmon se bëhet fjalë për një akt kriminal, “banda e vogël” e gjen veten duke gjurmuar dy vrasës, por edhe duke vrarë mendjen nëse dikush mund të fshihet brenda komunitetit të tyre.

Njëri nga romanet më të bujshëm në Britaninë e Madhe, por dhe i përkthyer brenda një kohe të shkurtër në 40 vende të botës.

Regjisori i njohur Steven Spielberg ka blerë të drejtat e romanit për ta realizuar film.

Librat e shkruar bukur, me zgjuarsi e finesë, që të mbërthejnë menjëherë me artin dhe mjeshtërinë e tyre, e gjejnë shumë shpejt rrugën për te lexuesit. Në të, shumëkuptimësia dhe humori i hollë rrjedhin si një nënshtresë magjepsëse. Stili është skalitur aq bukur, sa të duket sikur dëgjon një tingëllimë tipike vetironie të mjediseve londineze.

Dialogë dhe përsiatje që thuren në mënyrë mjeshtërore: një lloj shkolle për mënyrën sesi mund të shkruhet një libër inteligjent, me ngarkesë kuptimore, me mendime të thukëta e mjeshtri shprehjeje.

Nëse jeni duke kërkuar argëtim, po dhe një mister të zhytur në mendime inteligjente, atëherë këto do t’i gjeni në këtë libër.

Richard Thomas Osman-i ka lindur në vitin 1970. Ai është shkrimtar, producent, komedian dhe prezantues spektakli në televizionin britanik. Po ashtu, është adhurues i romanit policor fiction. Romani i tij ndërthur disa nga mjetet unike që i bëjnë ngjarjet të mbulohen nga një vel inteligjence djallëzore dhe të jenë njëkohësisht tejet gazmore.

Sasia

Kategoria: Botimet e reja, Roman
ISBN978-9928-4629-9-2
Kategoria e LibritRoman

Libra të ngjashëm

Menu
Keni pyetje? Na shkruaj :)