Pushimet e verës nuk nënkuptojnë që procesi i të mësuarit duhet të ndalojë! Përforcimi gjatë kësaj periudhe i aftësive të fituara gjatë vitit shkollor do ta ndihmojnë fëmijën që të ketë sukses kur të fillojë mësimet në klasën (grupin) e dytë. Këto libra ushtrimesh për periudhën e verës ju ndihmojnë me veprimtari mësimore-edukative për t’i mbajtur fëmijët të angazhuar në të gjitha fushat e zhvillimit dhe të të nxënit. Niveli i vështirësive të ushtrimeve vjen duke u rritur dhe përsëriten ato që fëmija ka mësuar në grupin e parë në kopsht dhe më pas njihet me aftësitë që i duhen për grupin e dytë.
Në fund të librit do të gjeni edhe një listë me projekte verore që kemi sugjeruar e që mund t’i bëni së bashku.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.