Produkt u shtua në shportën tuaj.
+355 68 437 4777
  • Kreu
  • Libra
  • Botimet e reja
  • Libra për fëmijë
    • Libra për fëmijët 2-3 vjeç
    • Libra për fëmijët 3-4 vjeç
    • Libra për fëmijët 4-5 vjeç
    • Libra për fëmijët 5-6 vjeç
  • Libra artistikë
  • Autorë
    • Autorët

      Shiko më shumë

      Dr. Ermioni Cekani

  • Materiale
    • Gjuhë Shqipe
    • Matematikë
    • Klasa
    • Të Ndryshme
    • Planifikimi Tematik Mësimor
    • e-Books
  • Trajnime
    • Trajnime me Kredite
    • Trajnime pa Kredite
  • Katalogu
  • Rreth Nesh
    • Historiku
    • Këshilli Botues
    • Kryeredaktori
  • Blog
  • Galeria
  • Kontakt

TJETËR GJË THUHET NË DOKUMENTET QË NXJERRIN DHE TË TJERA GJËRA KËRKOJNË PËR T’U ZBATUAR!

enea
Postuar më 28 Maj 2024

Nga: Dr. Ermioni CEKANI

TJETËR GJË THUHET NË DOKUMENTET QË NXJERRIN DHE TË TJERA GJËRA KËRKOJNË PËR T’U ZBATUAR!

Të bësh binzes në Shqipëri është e ligjshme.

Të bësh biznes në fushën e edukimit dhe arsimit është po ashtu e ligjshme, sepse, përveç kontributit në edukimin e brezave të rinj, nga puna në këto biznese të vogla, në pjesën dërrmuese, sigurojnë të ardhura familje të tëra.

Kam parasysh këtu institucionet arsimore parashkollore jopublike apo kopshtet private, siç i quajmë rëndom.

Në këto kopshte, më e pakta, janë të punësuara 5 persona, të cilat në përgjithësi janë gra.

Por ka kohë që pothuajse të gjitha institucionet arsimore parashkollore jopublike (apo kopshtet private) e kanë të vështirë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre normale, madje disa prej tyre rrezikojnë edhe të mbyllen!

Kjo për shkak të një monitorimi që është kryer së fundmi.

Sigurisht që jam shumë dakord me monitorimin e vazhdueshëm të veprimtarisë së tyre. Por inspektimi duhet të ketë si qëllim identifikimin e problemeve, identifikimin e pikave të dobëta të kopshteve private, të cilat, pas sugjerimeve të inspektorëve, të kthehen në pika të forta të tyre, si dhe të ndihmojnë për të gjetur mënyrën se si mund të përmirësohen këto probleme.

Sepse shteti ka në dorë edhe gurin edhe arrën.

Ç’ndodh konkretisht në terren?

Janë ngritur disa grupe inspektimi, të cilat kanë një platformë me vete dhe shkojnë në çdo institucion dhe shohin nëse janë plotësuar kriteret që janë shkruar aty apo jo. Qëllimi i këtij inspektimi është:

“Monitorimi i zbatimit të kritereve të ligjshmërisë në veprimtarinë e institucionit arsimor parashkollor privat në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”.

Deri këtu gjithçka duket në rregull.

Por problemi fillon kur, midis të tjerash, në platformën e inspektimit, një nga kriteret që duhet të plotësojnë kopshtet private është, si në tabelën në foton nr 2, bashkëngjitur.

Sipas kësaj platforme duhet që drejtuesja didaktike e kopshtit privat të ketë përfunduar Bachelor në degën parashkollor dhe të ketë “të paktën 5 vjet përvojë pune”, si dhe të ketë marrë kategorinë “Mësues i kualifikuar” me vlerësimin “Shumë mirë” ose “Shkëlqyeshëm”.

A ka bazë ligjore ky kriter?

Ta shohim duke krahasuar legjislacionin e arsimit parashkollor të miratuar nga Ministria e Arsimit.

Referuar ligjit 48/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime” në ligjin nr 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ja sesi e përcakton emërimin e drejtuesit/es të një institucioni arsimor parashkollor publik dhe jo publik. Tërheq vëmendjen te pika 4:

Citoj më poshtë nenin 55/1 të shkëputur nga ligji 48/2018:

“Neni 55/1

Emërimi dhe shkarkimi i drejtorit të institucionit arsimor parashkollor

  1. Drejtori i institucionit arsimor parashkollor emërohet nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse, pas propozimit të dy kandidatëve që vlerësohen me konkurrim të hapur nga komisioni i vlerësimit. Komisioni i vlerësimit përbëhet nga një përfaqësues i njësisë së vetëqeverisjes vendore, kryetari i bordit të institucionit, kryetari i këshillit të prindërve të institucionit, një përfaqësues nga njësia arsimore vendore dhe një mësues i zgjedhur nga këshilli i mësuesve.
  2. Kandidati për drejtor të institucionit arsimor parashkollor duhet të ketë, të paktën, pesë vjet përvojë pune si mësues, të jetë trajnuar e pajisur me certifikatën e drejtuesit të institucionit arsimor parauniversitar dhe të mos bëjë pjesë, pas emërimit, në forumet drejtuese të partive politike.

Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore shkarkon drejtorin e institucionit arsimor parashkollor publik për shkelje të dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të tij, si dhe për shkelje të etikës e të sjelljes në institucion.

  1. Emërimi dhe/ose shkarkimi i drejtorit të institucionit arsimor parashkollor, privat kryhet sipas procedurave të përcaktuara nga vetë institucioni në rregulloren e tij.
  2. Kriteret e kualifikimit, të përcaktuara për drejtorin e institucionit arsimor parashkollor, publik, janë të njëjta edhe për drejtorin e institucionit arsimor parashkollor, privat”.

Po ta lexojmë me kujdes, këtu nuk thuhet askund që “drejtuesi didaktik duhe të ketë diplomën e ciklit të parë “Bachelor”, që formon mësues të arsimit parashkollor”, ashtu siç thuhet në platformën e monitorimit të kopshteve private.

Ta shohim me dashamirësi dhe të marrim të mirëqenë duke menduar se, meqenëse për mësuesen e arsimit parashkollor është kusht që të ketë përfunduar ciklin e parë Bachelor për arsimin parashkollor, ashtu duhet patjetër të jetë edhe për drejtuesen e arsimit parashkollor publik dhe jo publik.

Por në një dokument tjetër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, dhe konkretisht te “Standardet profesionale për drejtuesit e institucioneve arsimore parashkollore”, i cili është miratuar për zbatim nga Ministria e Arsimit, në tetor 2021, thuhet që (citoj):

PJESA E II – EMËRIMI I DREJTORIT TË INSTITUCIONIT ARSIMOR PARASHKOLLOR:

“Kriteret kryesore që duhet të përmbushë kandidati për drejtor janë:

– zotërimi i diplomës universitare të nivelit “Bachelor” për arsimin parashkollor ose për arsimin fillor”

Pra, sipas këtij dokumenti, i cili është më i fundit i miratuar nga ministrja e Arsimit, në fushën e arsimit parashkollor drejtuesja e një kopshti shtetëror apo privat mund të ketë përfunduar edhe arsimin fillor.

Por mjafton që sipas Ligjit të Arsimit Parauniversitar (citoj): “Ligji i Arsimit Parauniversitar kërkon nga drejtuesi të drejtojë veprimtarinë e institucionit arsimor, duke qenë përgjegjës për përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor, për zbatimin dhe zhvillimin e kurrikulës, për menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe menaxhimin e burimeve financiare”, drejtuesja e kopshtit privat të kryejë veprimtarinë e saj sipas përshkrimit të punës më sipër.

Atëherë në kushtet kur tregu ka mungesë të mësueseve të arsimit parashkollor që të kenë përfunduar Bachelor dhe të kenë edhe 5 vjet përvojë pune, si dhe të kenë marrë kategorinë “Mësues i kualifikuar” me vlerësimin “Shumë mirë” ose “Shkëlqyeshëm”, pse duhet t’ua vështirësojmë punën kopshteve private?

Për t’i kapur në gabime?

Për t’i nxitur që të bëjnë dokumente fiktive?

Mos u krijoni pengesa artificiale duke i paralajmëruar deri në mbyllje të biznesit të tyre modest, nëse nuk gjejnë “letrat” për një drejtuese didaktike me “Bachelor” në parashkollor, kur “Standardet e drejtuesit të arsimit parashkollor” e lejojnë edhe me arsim fillor.

Lehtësojuani punën këtyre bizneseve të vogla familjare, të cilat në 99.99% të rasteve janë krijuar nga gra me iniciativë dhe guxim, në tregun e punës të dominuar nga burra.

Këto zonja që administrojnë këto biznese të vogla sigurojnë të ardhura për familjet e tyre, kanë të punësuara edhe 5-6 zonja të tjera, të cilat edhe ato nga ana e tyre sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.

Dhe po ashtu puna shkon zinxhir, sepse ato kujdesen për fëmijët e familjeve të reja që prindërit e tyre, por veçanërisht nënat e këtyre fëmijëve, të punojnë të qeta.

Meqenëse arsimi fillor është profil i përafërt, por që kjo është e përcaktuar edhe te një dokument që e ka nxjerrë vetë Ministria e Arsimit, atëherë mos iu krijoni pengesa artificiale duke i kërcënuar deri edhe me mbyllje të biznesit për këtë shkak.

Disa gjëra mund të rregullohen me mirësi, pa shkelur ligjin, por ama edhe pa kërkuar gjëra që nuk i ka ligji!

Posti mëparshëm
Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit tronditi e traumatizoi të rritur e fëmijë.
Posti tjetër
Një prezantim i shkurtër me përmbajtjen e librave didatikë, për fëmijët 4-5 vjeç apo për grupin e dytë!

Postime Së Fundi

  • Dy fjalë për redaktimin nga Redaktori i Shtëpisë Botuese “Polis” 15 Janar 2025
  • Kartelat formuese për lënden e gjuhës shqipe: “Luajmë duke mësuar alfabetin” 6 Janar 2025
  • Materiale ndihmëse didaktike dhe pedagogjike për matematikën anglisht 6 Janar 2025
  • Spelling game – Cognitive Alphabet Spelling And Exercise Thinking 6 Janar 2025
  • Trajnim me prani fizike me mësuesit e arsimit parashkollor në Pogradec 11 Shtator 2024
Facebook
Instagram
YouTube
X
LinkedIn
WhatsApp
Libra për Fëmijë
  • Libra për fëmijët 2-3 vjeç
  • Libra për fëmijët 3-4 vjeç
  • Libra për fëmijët 4-5 vjeç
  • Libra për fëmijët 5-6 vjeç
  • Përralla
Libra Shkollorë
  • Libra për mësueset e arsimit parashkollor
Libra të tjerë
  • Botimet e reja
  • Libra artistikë
  • Libra historikë
  • Romane
Materiale
  • Gjuhë Shqipe
  • Matematikë
  • Klasa
  • Të Ndryshme
  • Planifikimi Tematik Mësimor
  • e-Books
Trajnime
  • Trajnime me Kredite
  • Trajnime pa Kredite
Galeria
Trajnim me prani fizike me mësuesit e arsimit parashkollor në Pogradec
Trajnim me mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Protagonistët”
Aktivitet në kuadër të Muajit të Letërsisë
Trajnim fizik në Tiranë me mësuesit e shkollës “Elitë”
Trajnim me prani fizike me mësuesit e arsimit parashkollor në Shkodër
Ndihmë
  • Llogaria Ime
  • Identifikohu
  • Shporta
  • Gjurmo Porosinë
  • Porositë e Mia
  • Blerjet & Kthimet
  • Pyetjet më të shpeshta
Rreth Nesh
  • Rreth Nesh
  • Historiku
  • Këshilli Botues
  • Kryeredaktori
  • Kontakt
  • Sitemap
Abonohu
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.

Regjistrohuni për të marrë njoftime mbi botimet e reja dhe ofertat tona.

© 2007 – 2025 | Të Drejtat e Rezervuara – Botimet Polis

  • Termat dhe Kushtet
  • Politikat e Privatësisë
  • Politikat e Cookie-s
  • Sitemap
WhatsApp
Përshëndetje👋
si mund t'ju ndihmojmë?
Open chat
Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Nëse vazhdoni të përdorni këtë faqe, jeni dakord me të.