Produkt u shtua në shportën tuaj.
+355 68 437 4777
  • Kreu
  • Libra
  • Botimet e reja
  • Libra për fëmijë
    • Libra për fëmijët 2-3 vjeç
    • Libra për fëmijët 3-4 vjeç
    • Libra për fëmijët 4-5 vjeç
    • Libra për fëmijët 5-6 vjeç
  • Libra artistikë
  • Autorë
    • Autorët

      Shiko më shumë

      Dr. Ermioni Cekani

  • Materiale
    • Gjuhë Shqipe
    • Matematikë
    • Klasa
    • Të Ndryshme
    • Planifikimi Tematik Mësimor
    • e-Books
  • Trajnime
    • Trajnime me Kredite
    • Trajnime pa Kredite
  • Katalogu
  • Rreth Nesh
    • Historiku
    • Këshilli Botues
    • Kryeredaktori
  • Blog
  • Galeria
  • Kontakt

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit tronditi e traumatizoi të rritur e fëmijë.

enea
Postuar më 28 Maj 2024

Nga Dr. Ermioni CEKANI

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit tronditi e traumatizoi të rritur e fëmijë.

🚨 Jemi një vend i pamësuar me situata të tilla dhe shpeshherë nuk dimë si të sillemi, si t’i përballojmë, si të bëjmë përpjekje për rikthim në normalitet, si t’i menaxhojmë traumat, si t’i kapërcejmë dëmet psikologjike e materiale etj.

🚨 Pasi kanë kaluar tri ditë nga tërmeti i fortë dhe goditjet e tjera po aq dramatike që pasuan, jemi në çastin kur duhet të gjejmë forca e t’i rikthehemi normalitetit.

🚨Siç dihet, tërmeti ndodhi në orën 03:54 të mëngjesit. Pra, jo në një orar kur fëmijët mund të ishin nëpër çerdhe, kopshte apo shkolla. Mendojeni për një çast se çfarë mund të ndodhte në Durrës, Thumanë apo në Tiranë, nëse ky tërmet i fortë do të kishte ndodhur në orarin kur fëmijët janë nëpër institucione dhe prindërit janë në punë. Përveç dëmeve potenciale të mundshme, ndoshta deri dhe tragjike, më së paku do të kishte kaos në rrugë e institucione arsimore, merak, ankth e pasoja të rënda psikologjike.

🚨 Duke marrë shkas nga ky tërmet, disa të vërteta duhet t’ia themi në sy njëri-tjetrit dhe të fillojmë të mendojmë e të veprojmë menjëherë për marrjen e masave për rastet e emergjencës, të tilla si: tërmete, zjarre, përmbytje, rrjedhje gazi, sulm me armë nga individë të çekuilibruar, etj.

🚨Ka ardhur koha që për çerdhet, kopshtet dhe shkollat duhet të bëhet një analizë e hollësishme dhe të fillohet me ndryshimet, madje duke filluar që nga kurrikulat e kopshteve dhe shkollave.

🚨Analiza e situatës në fokusin e pyetjeve të mëposhtëme do të na ndihmojë për të shqyrtuar dhe ndryshuar pikat e dobëta:

  1. A kanë instutucionet tona publike dhe jopublike një plan evakuimi të fëmijëve në situata të tilla?
  2. Dinë fëmijët apo nxënësit tanë se si duhet të sillen në raste emergjence?
  3. Po mësuesit, a e dinë radhën e veprimeve në një rast të pazakontë?
  4. A kanë të gjitha shkollat apo kopshtet tona shkallë emergjence? (Kur bie tërmeti, ai nuk zgjedh vetëm Tiranën, institucionet e së cilës mund t’i kenë shkallët e emergjencës.)
  5. Po një plan të shkruar dhe të afishuar pë radhën e veprimeve, me emrat e mësuesve që janë përgjegjës për veprime të caktuara gjatë një situate të tillë, a e kanë insititucionet tona publike dhe jopublike?
  6. Sa herë janë simuluar situata të tilla dhe si kanë rezultuar ato? Pas simulimit apo krijimit artificial të një situate emergjence, a është bërë ndonjë analizë për të njohur pikat e dobëta dhe për ta ndryshuar e përmirësuar situatë aktuale?
  7. A janë të afishuara këshillat në mjediset e klasave (shoqëruar edhe me figura), se si duhet të veprohet që fëmijët të mos rrezikojnë? Duke i patur të afishuara rregullat edhe me figura, fëmijët do t’i përforcojnë edhe nga ana vizuale këto veprime.
  8. A zhvillohen tema në kurrikulat tona për këto situata emergjence?

Shumë e rëndësishme për fëmijët është edhe periudha e rehabilitimit pas fatkeqësisë (tërmet, zjarr, përmbytje etj.). 👫👬👭

Me fëmijët duhet të bisedohet për këto fenomene, duke ua bërë të qartë se vërtet ne nuk mund ta parashikojmë tërmetin (apo fatkeqësi të tjera natyrore), por ama kemi mundësi të mbrohemi prej tij. Prandaj duhet t’ua shpjegojmë dhe t’ua demonstrojmë mënyrat sesi mund të mbrohemi duke simuluar situata të tilla, si dhe t’ua rikthejmë fëmijëve sigurinë e cenuar për shkak të situatës së vështirë që kanë kaluar.🚨🚨🚨

Në librat e Botimeve “Polis” për fëmijët e arsimit parashkollor i kemi trajtuar prej kohësh këto tema, për të cilat shpehherë kemi patur kontestime e mospëlqime, duke i konsideruar si të panevojshme.

Le të fillojmë të japim kontributin tonë secili sipas profesionit që kemi, sipas informacioneve që zotërojmë, në mënyrë që situata të tilla t’i përballojmë dhe t’i menaxhojmë më mirë dhe pa panik e ankth.

Posti mëparshëm
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë – isha pjesë e Forumit “GRATË DHE VAJZAT NË SHKENCË”
Posti tjetër
TJETËR GJË THUHET NË DOKUMENTET QË NXJERRIN DHE TË TJERA GJËRA KËRKOJNË PËR T’U ZBATUAR!

Postime Së Fundi

  • Dy fjalë për redaktimin nga Redaktori i Shtëpisë Botuese “Polis” 15 Janar 2025
  • Kartelat formuese për lënden e gjuhës shqipe: “Luajmë duke mësuar alfabetin” 6 Janar 2025
  • Materiale ndihmëse didaktike dhe pedagogjike për matematikën anglisht 6 Janar 2025
  • Spelling game – Cognitive Alphabet Spelling And Exercise Thinking 6 Janar 2025
  • Trajnim me prani fizike me mësuesit e arsimit parashkollor në Pogradec 11 Shtator 2024
Facebook
Instagram
YouTube
X
LinkedIn
WhatsApp
Libra për Fëmijë
  • Libra për fëmijët 2-3 vjeç
  • Libra për fëmijët 3-4 vjeç
  • Libra për fëmijët 4-5 vjeç
  • Libra për fëmijët 5-6 vjeç
  • Përralla
Libra Shkollorë
  • Libra për mësueset e arsimit parashkollor
Libra të tjerë
  • Botimet e reja
  • Libra artistikë
  • Libra historikë
  • Romane
Materiale
  • Gjuhë Shqipe
  • Matematikë
  • Klasa
  • Të Ndryshme
  • Planifikimi Tematik Mësimor
  • e-Books
Trajnime
  • Trajnime me Kredite
  • Trajnime pa Kredite
Galeria
Trajnim me prani fizike me mësuesit e arsimit parashkollor në Pogradec
Trajnim me mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Protagonistët”
Aktivitet në kuadër të Muajit të Letërsisë
Trajnim fizik në Tiranë me mësuesit e shkollës “Elitë”
Trajnim me prani fizike me mësuesit e arsimit parashkollor në Shkodër
Ndihmë
  • Llogaria Ime
  • Identifikohu
  • Shporta
  • Gjurmo Porosinë
  • Porositë e Mia
  • Blerjet & Kthimet
  • Pyetjet më të shpeshta
Rreth Nesh
  • Rreth Nesh
  • Historiku
  • Këshilli Botues
  • Kryeredaktori
  • Kontakt
  • Sitemap
Abonohu
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.

Regjistrohuni për të marrë njoftime mbi botimet e reja dhe ofertat tona.

© 2007 – 2025 | Të Drejtat e Rezervuara – Botimet Polis

  • Termat dhe Kushtet
  • Politikat e Privatësisë
  • Politikat e Cookie-s
  • Sitemap
WhatsApp
Përshëndetje👋
si mund t'ju ndihmojmë?
Open chat
Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Nëse vazhdoni të përdorni këtë faqe, jeni dakord me të.